Vizitë studimore në Holandë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të iniciativës atë “Kontribut për një respektim më të mirë të të drejtave të azilkërkuesve dhe emigrantëve në Shqipëri” organizoi një vizitë studimore në Holandë nga data 7 deri më datë 10 shkurt 2017.
Ekipi vizitorëve ishte i përbërë nga 2 përfaqësues të KShH-së dhe 2 përfaqësues të institucioneve shtetërore, përkatësisht nga Drejtoria e Azilit dhe nga Drejtoria e Migracionit në Policinë e Shtetit. Vizita studimore u lehtësua nga Këshilli holandezë për Refugjatët (DCR) i cila është një partner në këtë projekt. DCR prezantoi pjesëmarrësit me funksionimin e sistemeve Holandeze të azilit dhe të migracionit. Pjesëmarrësit patën mundësinë për të vizituar zyrën e Këshillit Holandezë për Refugjatët, Qendrat e akomodimit për azilkërkuesit, Pikat e kalimit kufitar Holandezë dhe Institucionet e të miturëve të pashoqëruar.
Nëpërmjet këtyre takimeve pjesëmarrësit e KShH-së sëbashku me përfaqësuesit nga institucionet e lartpërmendura kishin mundësinë për të shkëmbyer informacione dhe për të mësuar më shumë në lidhje me çështjet e azilit dhe të integrimit si dhe praktikat e mira të përdorura në Holandë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Kontributi për një respektim më të mirë të të drejtave të azilkërkuesve dhe emigrantëve në Shqipëri” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, në kuadër të programit MATRA (për Shtetin e së Drejtës.

Galeri Fotosh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
July
MoTuWeThFrSaSu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      
TOP