Dënojmë ngjarjen e rëndë kriminale në fshatin Lazarat


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) mësoi për ngjarjen tragjike që ndodhi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Pasojat e rënda si, humbja e jetës së një efektivi të forcave Renea dhe plagosja e dy punonjësve të tjerë të policisë, janë të dhimbshme e shqetësuese.

Nga deklarata e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe informacioneve që përcjellin mediat nga vendngjarja, informohemi se sa mësipër është vepër e personave që dyshohet se zhvillonin veprimtari kriminale në atë zonë. Në mjetin automobilistik që përdorej prej tyre u gjetën armë dhe lëndë narkotike, gjë që hedh dritë mbi këtë dyshim. Forcat e policisë u qëlluan ndërkohë që ishin në detyrë e sipër.

KShH ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimës, efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha, i cili ra në krye të detyrës dhe ju uron shërim të shpejtë të dy të plagosurve të tjerë. KShH, gjithashtu, i sugjerojmë organeve përkatëse të drejtësisë dhe të policisë që të kapin, sa më parë, autorët e këtij krimi të rëndë, t’i vënë ata para përgjegjësisë penale dhe të zhvillojnë hetime dhe gjykim të shpejtë të tyre.

Është rasti të shprehim edhe një herë mbështetje ndaj forcave të policisë së shtetit, që vënë në rrezik jetën e tyre në mbrojtje të rendit dhe qetësisë, të shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe për forcimin e mëtjeshëm të shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, KShH e shikon të nevojshme të theksojë se në luftën kundër kriminalitetit dhe parandalimit të tij, si dhe të respektimit rigoroz të ligjit, mbështetja dhe bashkëpunimi i shtetasve me organet e policisë së shtetit është e domosdoshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2018 >
October
MoTuWeThFrSaSu
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    
TOP