Monitorimi i pavarur i burgjeve – Garanci per respektimin e te drejtave te personave te privuar nga liria


Nga njoftimet ne media, jemi vënë në dijeni se, në dt. 21 korrik 2015, përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit nuk janë lejuar të hyjnë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Rrugën “Mine Peza”, Tiranë, ku kishin shkuar per te verifikuar dy ankesa të personave te burgosur. Ata nuk janë lejuar që të hyjnë në këtë institucion me pretendimin se ka perfunduar orari zyrtar i punës.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlereson se, monitorimi i pavarur i burgjeve që realizohet nga institucione të pavarura kushtetuese sic është Avokati i Popullit si dhe organizatat e shoqërisë civile përbën garanci për administrimin e burgjeve në përputhje me legjislacionin e brendshem dhe ndërkombëtar.

Sipas Ligjit nr. 8328, dt. 16.04.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, i ndryshuar, dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, ky institucion, në ushtrim të funksioneve të Mekanzimit Kombëtar për parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Cnjerëzor mund të hyjë lirisht në të gjitha vendet dhe mjediset ku është kufizuar liria e individit si dhe të takohet, pa u mbikqyrur, me personat e burgosur. Trajtimi i personave të burgosur duhet bërë në përputhje me kërkesat e sigurisë dhe disiplinës pa cënuar dinjitetin si dhe duke i përgatitur ata për ri-integrim në shoqëri.

Pengimi i përfaqësuesve të institucioneve shtetërore për të vizituar burgjet është në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, si dhe me parimet e miratuara në Rekomandimet (2006) 2 e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Europës, mbi Rregullat Europiane të Burgjeve.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u sugjeron autoriteteve shtetërore si Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të analizojnë rrethanat e rastit në fjalë, dhe nëse ka vend, të marrë masat administrative ndëshkuese ndaj punonjësve përgjegjës të administratës së burgjeve.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit inkurajon bashkëpunimin e mëtejshëm dhe transparencën në veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me të gjithë institucionet dhe organizatat partnere për mbrojtjen e të drejtave të personave të burgosur si një mënyrë e shëndoshë për respektimin e ligjit dhe arritjen e standarteve ndërkombëtare të njohura për trajtimin e këtij komuniteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2019 >
March
MoTuWeThFrSaSu
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
TOP