Njoftim për shtyp – Forum diskutimi


Para dy vitesh, në Tetor 2014, Kuvendi miratoi ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, qëllimi kryesor i të cilit është të inkurajojë pjesëmarrjen e publikut dhe grupeve të interesit në vendimmarrje dhe qeverisje, të rrisë efiçencën dhe nivelin e transparencës dhe të përgjegjësisë së autoriteteve publike ndaj publikut dhe palëve të interesuara. Ky ligj institucionalizon konsultimin publik në hartimin dhe miratimin e projektligjeve, strategjive kombëtare dhe vendore si dhe politikave me interes të lartë publik.

Nga sondazhet e pjesshme që Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka kryer me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse dhe aktorë të grupeve të interesit, ka rezultuar se organet publike e kanë zbatuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik në nivele relativisht të ulëta. Një nga shkaqet e këtij konstatimi lidhet edhe me faktin që ky ligj është relativisht i ri dhe njohja e tij nga organet publike dhe grupe të ndryshme interesi nuk është në nivelin e duhur.

Në kuadër të kësaj nisme, KShH organizon në datën 25 tetor 2016, ora 10.00, Salla Metropol, Hotel Tirana International, një forum të fapur diskutimi me përfaqësuesit e dhomave të tregtisë dhe të biznesit, shoqatat e biznesit, sindikatat etj. të qarkut të Tiranës. Qëllimi i këtij sesioni është të informojë pjesëmarrësit për rëndësinë dhe risitë që paraqet ky ligj, si dhe t’i ftojë ata në diskutime rreth nevojave konkrete që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e ligjit.

KShH, dëshiron të falenderojë Forndacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë për mbështjetjen e projektit “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proçeset politikbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike”, pjesë e së cilës është edhe ky aktivitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2018 >
October
MoTuWeThFrSaSu
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    
TOP