Vijon nisma e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi në Qytetin e Elbasanit

Në datat 16 dhe 17 Shkurt 2017, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vijoi në Qytetin e Elbasanit, nismën e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi. Në këto data u realizuan  dy forume diskutimi dhe emision në televizionet lokale “Best TV” dhe “Egnatia Tv”, të cilat kishin për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, pedagogëve dhe studentëve, profesionistëve të fushës së  drejtësisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me nevojat dhe përfitimet që do të kenë qytetarët nga kjo reformë, dhe risitë e reformës në drejtësi, nxitjen e aktivizimit, si dhe marrjen e perceptimeve/nevojave të tyre për projektligje të rëndësishme që janë në fokus të kësaj reforme.

Në këto aktivitete dhanë kontributin e tyre Znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KShH dhe  Znj. Vjollca Mecaj, Eksperte. Rreth 50 studentë dhe pedagogë të Universitetit “Aleksander Xhuvani” dhe  rreth 20 përfaqësues të profesionistëve të fushës dhe shoqërisë civile të qytetit të Elbasanit, kontribuan në mënyrë aktive në diskutimet e nxitura nga ekspertët, sa i takon problematikave me të cilat  përballet sistemi i drejtësisë. Aktivitetet u lehtësuan nga korrespondenti i KSHH-së për Elbasanin, z. Ymer Leksi.

Aktivitetet e sipërpërmendura u pasqyruan mendiatikisht në “TV Best” dhe “Egnatia Tv”, në Elbasan, ku përfaqësuesit e KShH-së i bënë thirrje të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, të rrisin aktivizimin dhe pjesëmarrjen e tyre në konsultimin e paketës ligjore të drejtësisë që do t’i nënshtrohet në vazhdimësi procesit reformues.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i aktivizimit dhe pjesëmarrjes së publikut dhe shoqërisë civile në Reformën e Sistemit të Drejtësisë”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, në kuadër të programit MATRA (për Shtetin e së Drejtës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
November
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
TOP